image1 image1 image1 image1 image1 image1 image1 image1 image1

Organizata Shqiptare e Sommelierise eshte nje OJQ qe lindi ne maj te vitit 2005 si rezultat i deshires se nje grupi intelektualesh shqiptare te pasionuar ne fushen enogastronomike. 

Organizata nuk ka qellim fitimi. Qellimi dhe misioni i saj kryesor eshte  kualifikimi profesional i figures se sommelierit, vleresimi  i kultures se veres dhe pijeve te ndryshme alkolike si ne fushen prodhimit, perpunimit, ashtu dhe ne ate te hotelerise si dhe, promovimi i kesaj kulture. 

Per arritjen e ketij qellimi social, Organizata zhvillon aktivitete te tipit kulturor, didaktik dhe editorial per propagandimin, njohjen dhe konsumin me kriteret e duhura  te veres dhe te pijeve te tjera alkolike, si shqiptare dhe te huaja si dhe, kryen promovimin e vleresimin e produkteve enogastronomike Shqiptare brenda dhe jashte vendit, duke u kujdesur ne menyre direkte per pregatitjen profesionale te figures se sommelierit dhe te personelit rektorik.

O SH S  zhvillon  kurse  profesionale ne nivele te ndryshme, seminare, takime profesionale dhe bashkepunime  me fondacione  te ndryshme si te vendit dhe te huaja te cilat kane qellime te njejta  per te arritur qellimet sociale te saj .

Organizata Shqiptare e Sommelierise boton organin e saj zyrtar – Revistën “SOMMELIERI SHQIPTAR”, periodike në dy gjuhë: Shqip e Anglisht.

Revista “Sommelieri Shqiptar” e pare ne kendveshtrimin didaktiko-shkencor dhe praktik te saj , eshte nga me te arrirat sepse ne te pasqyrohen dhe promovohen  jo vetem produktet autoktone Shqiptare, por edhe ato internacionale duke krijuar keshtu imazhin e duhur per cilido qe e lexon revisten.

Revista “SOMMELIERI SHQIPTAR”  shpërndahet në të gjithë restorantet dhe hotelet më të mira në Shqipëri, anetarëve të OSHS, shoqërive shqiptare më të afirmuara te produkteve ushqimore, si dhe një pjesë e mirë e tyre i dergohen shoqatave të tjera simotra, anëtare të ASI (Shoqatës Ndërkombëtare të Sommelierëve). 

 

free joomla templatesjoomla templates
2014  Sommelieria Shqiptare   globbers joomla template